Vendosni fjalën kyçe....

Iu futën dhe e rrahën në shtëpi, ndahet nga jeta ish-futbollisti austriak në Belgjikë


Ish-futbollisti i klubit belg “Sporting de Charleoi” Gherard Bobby Böhmer, nuk i ka mbijetuar dot një sulmi në shtëpinë e tij në Lodelinsart.

Sipas “Dhnet.be“, Böhmer (74-vjeç) ishte viktimë e një sulmi. Ai kishte marrë goditje të forta në fytyrë dhe në trup mbrëmjen e së shtunës. Sipas të afërmve të tij, me shumë mundësi nga një person i varur nga droga. Por Böhmer nuk kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore.

Figura emblematike e “Sporting de Charleroi”, kaloi një javë të tmerrshme. Dhe vetëm dje në mëngjes ai telefonoi mikun e tij të vjetër, Yves Delprat dhe vendosi të shtrohej në spital pas dhimbjeve të vazhdueshme.

Kur mbërriti atje, gjendja e tij papritmas u përkeqësua. Me nofkën “Mozart of Charleroi”, Böhmer kishte kaluar ditët më të bukura për tetë vitet midis 1970 dhe 1978. Pas karrierës së tij, personazhi austriak, artist brenda dhe jashtë fushës, mbeti në Belgjikë dhe jetoi në Lodelinsart.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *