Vendosni fjalën kyçe....

Jennifer Lopez dhe i fejuari i dhurojnë një vit furnizime me ushqim shkollës fillore në SHBA (VIDEO)


Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez i kanë dhuruar një shkolle në Tennessee një vlerë për një vit ushqime.

Çifti tha se ata ishin prekur kur kishin parë një postim në “Facebook” të mësueses të shkollës fillore, Brooke Goins, për një nxënës të uritur.

Fëmija kishte zbuluar se ai shkonte në shkollë pa ushqim gjatë një bisede për spagetit.

Lopez tha: “Kjo solli lot jo vetëm në sytë e mi, por edhe për Alex”.

Në postim zonja Goins shkruante se fëmija “e pyeti kur do vinte zonja që i vendos ushqim në çantën e shpinës”.

“Unë i thashë atij se nuk isha e sigurt për këtë javë pasi është një javë e shkurtër. Ai më tha që i kishin mbaruar në shtëpi dhe kishte nevojë për më shumë.”- shton ajo.

Djali i tha mësueses se kur ai hante spageti, e ndihmonin të flinte më mirë gjatë natës.

“Unë e humba, qava përpara 20 njerëzve të vegjël. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë kurrë i uritur, kurrë” – tha mësuesja.

Mësuesit në shkollë pastaj bashkuan paratë e tyre për të blerë ushqimin e nxënësve për disa javë.

Postimi i mësueses tërhoqi vëmendjen e më shumë se 45,000 njerëzve, mes tyre edhe të këngëtares Jennifer Lopez.

Ajo publikoi një video në “Instagram” ku shihej duke folur me mësuesit dhe nxënësit e shkollës.

“Kur dëgjuam për studentët dhe mësuesit e mrekullueshëm në shkollën fillore Jacksboro në Tenneessi, e dinim se duhej të ndihmonim“, shkruan këngëtarja krahas videos.

Sipas statistikave të qeverisë amerikane, rreth gjashtë milion fëmijë në SHBA nuk kanë qasje të mjaftueshme në ushqim.

 

View this post on Instagram

 

When we heard about the students and amazing teachers at Jacksboro Elementary in Tennessee, we knew we had to help.  We heard teachers were helping students bring home food when they didn’t have enough.  When we saw this story, it brought tears not just to my eyes, but Alex’s as well!  I don’t know if you guys know, but Alex and I are part owners in a company called Tiller & Hatch, and we decided to donate a years worth of of their yummy, healthy meals, for the students and their school’s food pantry. 🍽✨ This is why being a business owner, and having actual ownership in companies (not licensing), is so important to me and Alex, especially as Latinos. It’s about showing our community, this is what life can be. You can take charge and take ownership. It allows us to have a say in creating things that make people’s lives better and have partners that share our passion for giving back. Because giving back and being there for others is really what matters most ❤️❤️❤️ We are happy to be in business with partners who also believe no child should EVER have to go to sleep hungry. Everyone should have access to delicious, nutritious food. This was my favorite moment of the month and it’s one of the best things we’ve been able to do. @tillerandhatch #tillerandhatch

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *