Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhet e forta të Metës: Duhet ruajtur sovraniteti i vendit nga personalitetet dhe OJT-të e huaja


Presidenti Meta ka deklaruar se projekti i Serbisë së Madhe ka dështuar dhe se në Ballkan nuk ka vende ‘të pastuara etnikisht’.

Në një intervistë për gazetën egjiptiane ‘English.ahram.org’, kreu i shtetit foli edhe për integrimin europian të Shqipërisë, marrëdhëniet me fqinjët, sovranitetin e vendit dhe  të tjera çështje.

‘Të gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët. Është bashkimi me Evropën. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është aspak e realizueshme. Projekti ‘Serbia e Madhe’ dështoi. Ne po jetojmë në një zonë të ndërlikuar. Nuk ka vend ‘të pastruar etnikisht’ në Ballkan. Është çmenduri e plotë të flasim për projekte ekspansioniste.’ – tha Meta.

Më tej presidenti deklaroi se ëndrra e shqiptarëve është integrimi në BE pavarësisht faktit se kjo e fundit nuk po kalon një periudhë të mirë. Ndërsa u shpreh i bindur se e ardhmja e rajonit është në BE.

‘BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik paralelon përparimin e të drejtave të njeriut dhe civilëve. Gjendja e BE-së do të përmirësohet pas reformave të reja.’ – shtoi presidenti.

Lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje e me gjera, Meta ka theksuar rëndësinë e tyre duke theksuar veçanërisht ato me Greqinë e Turqinë.

‘Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne jemi e do mbetemi fqinj. Të dy jemi anëtarë në NATO. Ka një pakicë greke në Shqipëri dhe ka një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike. Ne kemi interesa të mëdha ekonomike dhe të dy jemi anëtarë në NATO. Por unë do të doja të përmendja qartë. Është e rëndësishme për Shqipërinë që problemet e brendshme të vendeve të tjera nuk duhet të ndikojnë tek ne këtu. Nuk është detyrë e Shqipërisë të luajë rolin e arbitrit në konfliktet dhe problemet që ndodhin në vendet e tjera.’ – vijoi Meta.

Në fund, presidenti Meta theksoi rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të vendit nga personalitetet dhe OJQ-të e huaja.

‘Ne po jetojmë në një botë në të cilën po shohim ndikimin e personaliteteve apolitike dhe lojtarëve të huaj, veçanërisht OJQ-ve. Këto janë pjesë e rreziqeve të globalizmit. Është shumë e rëndësishme të mbrohet sovraniteti i njerëzve për të ruajtur sovranitetin e shtetit.’

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e English.ahram.org

*Përshtatur me shkurtime nga Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *