Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në zyrë ambasadoren e re të Greqisë: Integrimi, projekti më i rëndësishëm strategjik


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippiddou.

Meta e ka uruar ambasadoren greke për mirëseardhjen dhe e siguroi atë për bashkëpunim të ngushtë në objektivin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm e në të gjitha fushat të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.

 “Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”, tha Meta.

Kreu i Shtetit e siguroi Philippiddou se procesi i integrimit europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *