Vendosni fjalën kyçe....

Një vit e 8 muaj në protestë, Veliaj s’i përfill artistët: Ruani energjitë, Teatri i Ri do ndërtohet


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk tërhiqet nga vendimi për të shembur Teatrin Kombëtar pavarësisht se artistët kanë një vit e 8 muaj që protestojnë kundër këtij plani.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se godina e re për Teatrin do të ndërtohet dhe u bëri thirrje artistëve të ruajnë energjitë e tyre.

“Do të aplikojmë edhe koston e tarifën për teatrin e ri. Nuk ka iluzione, teatri do ndërtohet. Ndaj për ata që po lodhen te teatri, ruani energjinë”, tha Veliaj.

Grupi i artistëve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë bërë një qëndresë prej më shumë se një viti e 8 muajsh me protesta të përditshme, por mesa duket mundi i tyre nuk po merret parasysh nga qeveria dhe bashkia e Tiranës.

Para pak ditësh, u zhvillua para sheshit të Teatrit ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj të Policisë së Shtetit, para ambienteve të Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u vendosën aty për orë të tëra ndërsa e konsideruan këtë si provokim nga ana e kryeministrit, pasi më parë kjo ceremoni çdo vit bëhej te Akademia e Policisë.

Madje policia mbuloi tabelën e protestuesve për Mbrojtjen e Teatrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *