Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në Kenia për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur gjatë tre javëve të fundit, njoftoi ‘Reuters’.
Gjithashtu më shumë se 12 mijë persona janë zhvendosur ndërsa rreth 10 mijë kokë bagëti janë mbytur, raportoi gazeta ‘Star’.
‘Ka pasur operacione shpëtimi për t’i çuar të zhvendosurit në zona të sigurta,’ tha zëdhënësi i qeverisë Cyrus Oguna, siç citohet nga raporti.
Departamenti i Metereologjisë së Kenias ka paralajmëruar se shirat e dendur do të vazhdojnë në mbarë vendin deri të hënën.