Vendosni fjalën kyçe....

Piktura e vjedhur nga nazistët gjendet në muzeun e New York-ut nga FBI-ja


Një pikturë që u ishte vjedhur një familjeje hebreje nga nazistët në Gjermani në vitin 1933 është gjetur në një muze në New York.

Vepra e artit e titulluar “Dimri”, e realizuar nga artisti amerikan Gari Melchers u paraqit në një ekspozitë në Muzeun Arkell deri sa u dallua se cila ishte, siç shkruan BBC.

Para se të merrej nga nazistët, piktura i përkiste botuesit dhe filantropit gjermano-hebre Rudolf Mosse. Piktura aktualisht po mbahet nga FBI-ja derisa të mund të kthehet në familjen Mosse.

Piktura ishte blerë nga zoti Mosse në vitin 1900 në Ekspozitën e Madhe të Artit në Berlin. Por piktura u mor nga nazistët së bashku me pjesën tjetër të koleksionit të familjes Mosse, kur ata u larguan nga Gjermania.

Familja Mosse u persekutua nga nazistët për shkak se ishin hebre dhe sepse ata ishin të lidhur me Berliner Tageblatte, një gazetë kritike ndaj partisë naziste.

Në vitin 1934, piktura u fitua nga industrialisti amerikan Bartlett Arkell nga një galeri e qytetit të New York. Ajo ishte pjesë e koleksionit të tij personal përpara se të bëhej pjesë e muzeut që mban emrin e tij.

Drejtori ekzekutiv i muzeut dhe shefi kurator, Susan D Friedlander, tha ishin shumë të mërzitur pasi kishin mësuar historinë e pikturës. Muzeu hoqi dorë nga të gjitha të drejtat për pikturën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *