Albumi i tij më i ri “Jezus is King” ende nuk ka dalë dhe Kanye West po u kërkon fansave të tij ‘besnikë dhe të durueshëm’ të presin vetëm pak më gjatë.
Ai shpjegoi në një “Twitter” pse albumi i tij i ri nuk u publikua pasi ai kishte dhënë një tjetër date premiere false.
Kanye mesa duket ende nuk e paska përfunduar albumin e tij.
Albumi i ri i shumëpritur, “Jezus is King” ishte vendosur të publikohej më 25 tetor, pas mesnatës së 24 tetorit. Mirëpo albumi nuk erdhi kurrë dhe fansat e tij u tërbuan.
Kanye tha se po rregullonin akoma miksimet për tre këngë dhe shtoi: “Nuk do të flemë derisa të dalë ky album!”
Mirëpo tifozët “besnikë dhe të durueshëm” nuk dolën dhe aq të durueshëm dhe e mbuluan llogarinë e tij në “Twitter” me komente. Një pjesë e mirë e fansave i kujtuan Kanye-s vargjet e këngës së tij “Say you Will”, posaçërisht: “Mos thuaj se do ta bësh, veçse nëse do ta bësh”.
Të tjerë i thonin: “Mjaft gënjeve”. Shumë fansa nisën të qarkullojnë meme.
Zemërimi i fansave është i kuptueshëm, pasi data 25 tetor nuk ishte data e parë që u lajmërua për publikimin e albumit. Kim Kardashian me krenari në muajin gusht, lajmëroi se albumi i ri i bashkëshortit të saj do të dilte më 27 shtator, por kjo nuk ndodhi. Kim kërkoi falje dhe lajmëroi se albumi me 10 këngë do të dilte dy ditë më vonë, pra me 29 shtator. Por as kjo nuk ndodhi deri sa erdhëm në këtë pikë, kur pas një tjetër date false Kanye thotë se ende po punon për miksimin e tre këngëve.