Vendosni fjalën kyçe....

Rikonfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj


Konfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj.

Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pas një konflikti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “Shullazi”. Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të hënën Muhametaj dha shpjegime të detajuara sa i përket pasurisë dhe u ndal edhe në çështjet për të cilat ishte denoncuar.

Ajo tha se të ardhurat e saj ishin të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, ndërsa tha se kishte bërë një jetë modeste dhe kërkoi “të vazhdonte detyrën si prokurore e Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë hetimit të KPK-së mbi pasuritë e prokurores Muhametaj ishin ngritur dyshime për mungesë të ardhurash për të shlyer detyrimet në tre vite. Sipas relatores Etleda Çiftja, Muhametajt dhe bashkëshortit u mungonin në dukje burimet për të paguar kredi dhe shlyer detyrimet pas blerjes së një apartamenti 1+1 në Tiranë në rreth 445 mijë lekë. Sipas relatores,  në vitin 2016 kishte një mungesë burimesh për shumën 300 mijë lekë dhe në vitin 2015 për 145 mijë lekësh.

Po ashtu u theksua si gjetje edhe mungesa e burimeve në dukje për një shumë prej 270 mijë lekësh në vitin 2014, sa i përket shlyerjes së një kredie konsumatore.

Mirëpo Muhametaj, tha se kishte patur një keqkuptim nga deklarimet vjetore për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ajo sqaroi se kishte deklaruar në fund të vitit të ardhurat e realizuar në atë vit dhe nuk kishte bërë mbledhje të tyre vit pas viti, duke menduar se ky proces i takonte ILDKPKI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *