Policia e Durrësit ka shoqëruar plot 17 punonjës të Kasastrës në qytetin bregdetar. Sipas gazetës Panorama, shoqërimet e punonjësve të Kadastrës janë bërë këtë mëngjes.
Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre në polici, por dyshohet se ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.
Mes të shoqëruarve ka punonjës aktualë dhe ish-punonjës.
Kujtojmë se ish-drejtori i Kadastrës në Durrës Liridon Pula u arrestua nën dyshimet për abuzim me pronat dhe u lirua nga Gjykata e Apelit para pak ditësh.
Arrestimi i Pulës solli një përplasje të fortë mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit që firmosi për arrestimin e tij, Arjan Ndoja.
(Lajmi në përditësim…)