Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se nëse do ishte kryeministër ende, Shqipëria do ishte shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ai tha se në kohën kur ishte kreu i qeverisë Shqipërbëri gjithçka me përajashtim të statusit të vendit kandidat përmes një spiuni rus, që asokohe ka qenë Komisioner për Zgjerimin.
‘Nëse do isha në krye të qeverisjes së vendit, sot vendi jo vetëm që do t’i kishte hapur negociatat, por do të ishte shumë pranë anëtarësimit. Po të ishte Berisha në pushtet, sot Shqipëria do të ishte shumë pranë anëtarësimit në BE. Vendi im nuk do të pësonte kurrë një dramë të tillë. Kur kam qenë në pushtet, është bërë çdo gjë, përveç statusit të vendit kandidat, përmes një spiuni rus që ishte Stefan Fyle, i cili kishte mbaruar shkollën e zbulimit në Rusi. Kjo është publike’, tha Berisha.