Vendosni fjalën kyçe....

Tirana shkarkon Ardian Memën


Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Palët kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit më njëri-tjetrin, teksa në ditët në vijim, pritet të zyrtarizohet edhe trajneri i ri që do të drejtojë 24-herë kampionët e vendit, raporton Panorama Sport.

Humbja ndaj Bylisit ka rezultuar fatale për trajnerin Mema, i cili i ka dhënë fund aventurës me bardheblutë. Kujtojmë që ditën e sotme, tekniku nuk ishte i pranishëm në stërvitje, pasi zhvilloi një takim me presidentin Halili! 47-vjeçari mori drejtimin vitin e shkuar ne javën e 9 ne ndeshjen me Flamurtarin pasi kishte rolin e zv.trajnerit me Ilir Dajën tek skuadra vlonjate dhe largohet pas javës së 9 nga drejtimi i skuadrës bardheblu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *