Vendosni fjalën kyçe....

Vasili kap detajin në deklaratat e Ramës: A do ta padisë Macron për shpifje?


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama lidhur me negociatat dhe presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Vasili thotë se Rama e nxori dje Macron si gënjeshtar, ndaj ai shtron pyetjen nëse presidenti francez padisë kryeministrin shqiptar për shpifje.

“Skandali. A do ta padise Makroni kete Edi Ramen per shpifje???
Dje Edi Rama ne menyre te pacipe dhe plotesisht i vendosur ne zanatin e genjeshtarit ordiner,pa qene hiç fare prezent ne tavolinen ku diskutoheshin negociatat,duke u perpjekur te nxjerre genjeshtar Presidentin Makron tha: “Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë:Holanda dhe Damimarka.”, shkruan Vasili.

Ish-deputeti këtë shkrim e ka shoqëruar me një video të presidentit francez Emmanuel Macron, kur ai doli në deklaratë për shtyp për të folur lidhur me vendimin për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe Macron e bëri të qartë se Shqipëria nuk i kishte plotësuar detyrat dhe nuk e meritonte hapjen e negociatave. Vasili komenton se Macron sigurisht që s’do ta padisë Ramën, pasi sipas tij ai nuk ka kohë të merret me një të marrë.

“Presidenti Makron shume qarte, me ze dhe me figure deklaroi se nje shumice vendesh ishin kunder Shqiperise. Ja deklarata e Presidentit Makron:
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”.
A do ta padise per shpifje Presidenti Macron kete Edi Ramen??
Sigurisht qe jo. Askush nuk e ka kohen teper qe te merret me nje te marrë. Ne jemi te detyruar, sigurisht nga halli, sepse na ka mbetur i marri ne dere.
Megjithate shiheni edhe nje here ne VIDEO deklataten e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile,qe te bindeni se cfare genjeshtari ordiner kryeminister kemi ne me kete biçimin Edi Ramen”, shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *