Kompania gjermane e prodhimit të makinave ‘VW’, pritet të hedhë në treg modelin e fundit të ‘Golf’.
Seria e tetë e një prej modeleve më të suksesshme të kompanisë, pritet të prezantohet në muajin shkurt 2020.
Ajo pritet të ketë motor tradicionale me benzinë e naftë si dhe modele elektrike dhe hibride.
Brenda makina ka disa risi duke nisur nga kambio e duke vijuar me komandat zanore apo ato me prekje.
Nga pamja e jashtme, Golf 8 dallon nga Golf 7 pasi ka një pamje më agresive dhe më të mprehtë dhe pjesa e përparme është më e ulët. Për pamjet e modelit mund të ndiqni galerinë e mëposhtme.