Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Bolivi – Morales shpallet zyrtarisht fitues, opozita në protestë


Evo Morales

Presidenti i Bolivisë Evo Morales është shpallur fitues i zgjedhjeve të së dielës nga gjykata elektorale.

Sipas Gjykatës Elektorale, Morales kishte fituar 47.1% të votave me 99.9% të votave të numëruara, duke shmangur një balotazh të dytë.

BBC” shkruan se ka patur pretendime se zgjedhjet janë manipuluar pasi numërimi i votave u ndal për 24 orë.

Kandidati që doli në vend të dytë Carlos Mesa, ka bërë thirrje për një raund të dytë ashtu si në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kolumbi.

Mesa kishte fituar 36.51% të votave, sipas uebfaqes së Gjykatës Elektorale. Këto shifra i japin Morales një marzh fitues prej më shumë se 10 pikë përqindje, që do të thotë se s’ka një raund të dytë votimi sipas ligjit të zgjedhjeve në Bolivian.

Një zëdhënëse e TSE tha se 0.01% e votave janë zhdukur në rajonin Beni dhe votimet janë planifikuar të përsëriten në nëntor. Mirëpo këto vota nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Disa orë pasi kabinat e votimit u mbyllën të dielën, TSE publikoi ​​rezultatet e para të numërimit të shpejtë.

Që nga e hëna ka pasur protesta në të gjithë vendin që nga e hëna. Pas publikimit të rezultateve, zyrat elektorale në Sucre dhe Potosi u dogjën. Një grevë e përgjithshme filloi po ashtu të mërkurën.

Mesa u ka kërkuar mbështetësve të tij që të vazhdojnë aksionin protestues dhe akuzon gjykatën elektorale se ka ndihmuar Morales të fitojë duke manipuluar rezultatin.

Carlos Mesa


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *