Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me pasojë vdekjen në Durrës, policia jep detaje


Policia ka dhënë detaje nga aksidenti me pasojë vdekjen në Durrës.

Viktima 25-vjeç me iniciale R.B është përplasur nga autobusi me drejtues shtetasin P.T por më pas drejtuesi i motorit është përplasur edhe nga një mjet tjetër i cili ka spostuar trupin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orës 20:10,  në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R.  B, 25 vjeç,  banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet  paraprake rezulton se drejtuesi i motorit  si pasojë e përplasjes nga autobusi  është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit

Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *