Vendosni fjalën kyçe....

Ariu sulmon trainerin gjatë shfaqjes në cirk, spektatorët tmerrohen (VIDEO)


Spektatorët në një cirk rus u tmerruan kur një ari që peshon rreth 660 paund sulmoi trainerin e tij.

Ruslan Solodyuk ishte duke performuar me ariun e quajtur “Yashka” në Olonets si pjesë e një akti ku ai e urdhëron ariun 16-vjeçar të qëndrojë mbi dy këmbët e tij të pasme dhe të shtyjë rreth e rreth një karrocë.

Në videon e publikuar nga një spektator, akti duket se po shkonte mirë deri në momentin kur ariu i madh i kthehet Solodiuk-ut dhe e përplas atë në tokë duke e kafshuar në krah. Një tjetër trainer përpiqet të ndërhyjë duke e goditur kafshën me shkelma në mënyrë të përsëritur.

“Fox News” shkruan se ariu më pas u fut në zonën e spektatorëve, vetëm disa metra larg, përpara se të goditej me një shok elektrik.

Çuditërisht as traineri dhe as ariu nuk u plagosën rëndë.

Solodyuk i tha medias ruse “Daily Storm” se po punonte me policinë pas sulmit dhe se ai kurrë nuk është përballur me një situatë të tillë përgjatë gjithë viteve që ka punuar me ariun Yashka.

Sipas tij ariu ishte irrituar.

“Yashka është i madh dhe peshon 660 paund, është i sëmurë dhe i moshuar – 16 vjeç” – lexohet në përkthimin e deklaratës së tij.

“Kafsha herë pas here ka dhimbje në nyje … Në pranverë dhe në vjeshtë, ashtu si tek njerëzit, problemet e Yashkas përkeqësohen. Këtë herë ariu u përplas në skenë dhe siç duket, ndjeu dhimbje. ”- thotë ai.

Solodyuk tha se nuk punon direkt për cirkun por u punësua për shfaqjen pasi kishte gjetur kontratat në internet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *