Vendosni fjalën kyçe....

“Armiqtë e mi duan të bëhen diktatorë” – George Soros shpenzon për lobim shuma të padëgjuara më parë


Në botën e miliarderit George Soros, kritikët e tij janë “diktatorë të mirë” të cilët nuk do të kenë sukses. Themeluesi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur ka hedhur shuma më të mëdha në lobim se më parë kundër Trump.

“Unë jam shumë krenar për armiqtë që kam”- tha ai në një intervistë për “New York Times” të publikuar të premten.

Në këtë intervistë Soros parashikon se kundërshtimi ndaj filozofisë së tij globaliste po pushon dhe se një reagim kundër nacionalizmit të stilit Trump ishte në horizont.

“Është një mënyrë e përsosur për të treguar një diktator ose diktator të mundshëm, nëse ai më identifikon si armik.”, thotë Soros.

Miliarderi bëri akuza ndaj presidentit amerikan duke parashikuar se me “atë që ai ka bërë në Lindjen e Mesme do të kontribuojë vdekja vitin e ardhshëm” duke iu referuar situatës me Sirinë.

Trump e ka akuzuar Soros në të kaluarën, se ka paguar protestuesit që sulmuan Kapitolin kundër emërimit të Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme dhe se ai po falimentonte karvanët e migrantëve që sulmuan kufirin jugor të SHBA-së vitin e kaluar.

Mes konservatorëve, Soros shihet si një “batakçi” që ka financuar revolucionet me ngjyra në Serbi, Gjeorgji, Ukrainë, dhe gjetkë, e po përpiqet të fillojë një tjetër në SHBA.

Soros thuhet se po shpenzon më shumë se kurrë, duke hedhur rreth 15.9 milion dollarë për të ndikuar në Kongresin Amerikan vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2019 përmes departamentit të lobimit të fondacionit të tij, Qendrës së Politikave të Shoqërisë së Hapur, sipas një raportimi të fundit.

Ai ka kaluar edhe shpenzimet e bëra në 2018-ën, kur me 31.5 milion dollarë u bë grupi i tretë më i madh i lobimit atë vit. Vetëm Dhoma e Tregtisë amerikane dhe Shoqata Kombëtare e Sekserëve e tejkalojnë miliarderin.

Përveç lobimit, Soros i shpërndan paratë e tij në më shumë mënyra se një. Ai ka financuar organizatat e mediave si “Democracy Now!”; grupe pro imigracionit si Qendra Kombëtare e Ligjit për Emigracionin dhe Instituti i Politikave të Migracionit; qendra mendimi si Instituti Aspen dhe Qendra për Progresin Amerikan; organizata për mbledhjen e fondeve si MoveOn.org që organizojnë protesta anti-Trump; dhe grupe të politikave ndërhyrëse si Qendra Globale për Përgjegjësinë për Mbrojtje. Ai tashmë ka dhuruar miliona dollarë për Partinë Demokratike për vitin 2020.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT / Përshtati në shqip me shkurtime Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *