Kjo video po bën xhiron në rrjet këtë tetor. Në të shfaqet një moment i adhurueshëm dhe prekës mes një foshnje së porsalindur dhe babait të saj shurdhmemec.
Në videon prej 41 sekondash, babai që mban në krahë vajzën e tij të porsalindur mundohet t’i shprehë asaj ndjenjat duke përdorur gjuhën e shenjave.
Një nga komentuesit, i cili kuptonte gjuhën e shenjave, ka zbuluar se çfarë ai po i tregonte të bijës.
“Babi. Unë jam babi yt. Unë të dua.Ti je një vajzë e bukur, ke sytë jeshil më të bukur që kam parë ndonjëherë. Thjesht e bukur. Çfarë buzëqeshje e lezetshme. Unë të dua. Ti je e ëmbël.”, shprehet komentuesi që përkthen fjalët e babait në video.
Ky moment duket se ka prekur shumë njerëz pasi në vetëm pak kohë ka marrë mijëra shpërndarje dhe vijon edhe të shpërndahet. Madje edhe basketbollisti i njohur amerikan i cili ka dalë në pension, Rex Chapman, e ka shpërndarë atë.
This hearing-impaired father expressing love to his newborn daughter in sign-language is the definitely Twitter content I’m here for…💪😍😇😊🔥 pic.twitter.com/CEvINcmRaX
— Rex Chapman🏇🏼 (@RexChapman) October 18, 2019