Vendosni fjalën kyçe....

Balla-PD-së: Ta keni të qartë, Kodi Zgjedhor do të kalojë vetëm përmes Komisionit


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Qarkun e Elbasanit, Balla tha se puna për përmbylljen e Reformës Zgjedhore mund të vijojë vetëm përmes përfshirjes në këtë komision.

“Keqardhje për qëndrimin vijues destruktiv të Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Bundestagu kërkon që “të merret vendim për reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, sigurimi i nje financimi transparent te partive dhe fushatave zgjedhore si dhe te bazohet në rezultatet e Komisionit af-hoc të reformës zgjedhore”. E qartë kristal: vetëm përmes përfshirjes në Komision duhet të vijojë puna për përmbylljen e kësaj Reforme.

Padyshim është i domosdoshëm konsultimi i të gjithë partive politike, por Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit dhe më pas pa humbur kohë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo”, është shprehur Balla.

PD e ka konsideruar ilegjitim Komisionin për Reformën Zgjedhore, megjithatë siç tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i kanë propozuar maxhorancës një mekanizëm tjetër për të bashkëpunuar. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po ashtu hodhi të premten poshtë mundësinë që dialogu i Reformës Zgjedhore të zhvillohet brenda parlamentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *