Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Shqiptarëve u duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, palët duhet të bëhen bashkë


Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në “Kjo Javë” se shqiptarët duan një reformë të vërtetë zgjedhore, e cila duhet t’u të garantojë paprekshmërinë e votës.

Sipas tij, PD-ja është e gatshme të japë kontributin e saj, ndërsa shtoi se ajo ka përfunduar disa prej platformave, që do të jenë në funksion të reformës zgjedhore duke i kujtuar PS-së se ky proces nuk mund të bëhet pa opozitën.

Realizmi i reformës është një nga kushtet e përcaktuara për hapjen negociatave nga Bundestagu gjerman. Ne propozuam një mekanizëm se si palët duhet të bëhen  bashkë për hapjen e negociatave. Kemi gati platformën tonë mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe administrimin zgjedhor, por është përcaktuar edhe kalendari për çështje e tjera. Ne kemi gati dy nga çështjet, por reforma ka më shumë  se nga këto dy çështje, Ajo që është e rëndësishëm është që palët duhet bëhen bashkë për ta bërë reformën”-deklaroi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *