Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Drejtori i ri i Portit konfident i Agaçit dhe ndërlidhës i Ndragetës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas emërimit të drejtorit të ri të Autoritetit Portual të Durrësit.

Berisha thotë se drejtori i ri Pirro Vengu, është i besuari i Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçit.

Sipas Berishës, Vengu është ndërlidhës i grupit të Ndragetës në dy anët e Adriatikut.

“Supermafiozi Don Djall Agaçio i mbështetur nga Edvin Mafia rrëmben portin e Durrësit!

Miq, pas dorëheqjes së rrufeshme dhe të papritur të drejtorit të Portit të Durrësit nga shkaqe tejet enigmatike, ai si asnjëherë në katër dorëheqjet e mëparshme, zëvendësohet me urgjencë nga konfidenti i Don Djall Agaçios, përfaqësues kryesor dhe ndërlidhes i mandatuar i Ndragetës në të dy anët e Adriatikut.

Porti i Durrësit sot është porti nr. një i destinacionit të kokainës në Europë. Thuhet se zëvendësimi i rrufeshëm i ish-drejtorit Tare me P.Vëngun u bë nga Don Djall Agaçio me mbështetjen e direkt Edvin Mafisë.” – komenton Berisha.

Drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit është Pirro Vengu, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri.

Vengu ka qenë edhe drejtor kabineti në Ministrinë e Jashtme.

Pasardhësi i Tares, Pirro Vengu u bë lajm në vitin 2015, pasi kur ishte në detyrë te Bushati në Ministrinë e Jashtme, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte shlyer detyrimin ushtarak për shkak se ai posedonte dhe pasaportë greke. Asokohe kjo shkaktoi debate mes pozitës dhe opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *