Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i Le lene: Alvini ndodhet nën kujdesin e oraganizatës “Save the Children”


Gazetari i Le Lene Taulant Kopliku nëpërmjet një postimi ka shuar zërat se në kampin sirian të Al Hol në pjesën ku ndodhet fëmija shqiptar Alvin Berisha ka konflikt, ashtu siç u bë i ditur nga disa media.

Gazetari Kopliku bëri me dije nëpërmjet një postimi në Facebook se Alvini ndodhet nën kujdesin e organizatës ndërkombëtare “Save the Children”.

Burimi i informacionit për gazetarin është një person që punon në këtë organizatë pranë kampit Al Hol.

Postimi i plotë i gazetarit:

Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.

Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga vullnetaret e Save The Children ne kamp. Edhe sot ata e kane kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media.

Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *