Vendosni fjalën kyçe....

I besuari i Ramës merr drejtimin e Portit të Durrësit


Emërohet drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës, pas dorëheqjes së Agron Tares. Drejtori i ri është Pirro Vengu, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri.

Vengu ka qenë edhe drejtor kabineti në Ministrinë e Jashtme. Agron Tare dha dorëheqjen dy ditë më parë nga drejtimi i Autoritetit Portual Durrës.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”-shkruante Tare para dy ditësh.

Pasardhësi i Tares, Pirro Vengu u bë lajm në vitin 2015, pasi kur ishte në detyrë te Bushati në Ministrinë e Jashtme, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte shlyer detyrimin ushtarak për shkak se ai posedonte dhe pasaportë greke. Asokohe kjo shkaktoi debate mes pozitës dhe opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *