Interi nuk ka mundur të përfitojë nga ndalesa e Juventusit për të marrë kreun e Seria A.
Ndaj Parmës, zikaltërit nuk shkuan përtej barazimit 2-2.
Sfida filloi mirë për Interin, pasi kaluan në avantazh me Kandrevën në minutën e 23’ por nuk e shijuan më tepër se 3 minuta pasi Parma barazoi në të 26’ me Karamoh dhe pas 4 minutash mori avantazhin.
Barazimi do vinte në pjesën e dytë dhe rezultati do mbetej i pa ndryshuar deri në fund.