Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Bezos shumë pranë humbjes së titullit si “Personi më i pasur në botë”


Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos është shumë pranë humbjes së titullit si personi më i pasur në botë dhe Bill Gates mund të ia kalojë.

Për këtë Bezos mund të fajësojë rënien e fitimeve të kompanisë së tij në tremujorin e tretë të këtij viti, që çoi në rënien e aksioneve të “Amazon”.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos është e lidhur me aksionet e “Amazon”. Siç shkruan “CNN” ai zotëron afërsisht 57 milion aksione ose rreth 12% të kompanisë.

Mirëpo vlera e tij neto humbi afërsisht 3 miliard dollarë pasi aksionet e “Amazon” ranë rreth 2% në treg të premten.

Për momentin Bezos ka një pasuri prej 109.6 miliardë dollarë, sipas listës së miliardervë të Forbes. I dyti vjen Gates me 106 miliardë dollarë.

Bezos i zuri fronin Gates si njeri më i pasur në botë në vitin 2017.

Por ky ka qenë një vit i keq për themeluesin e “Amazon”. Kjo sepse ai humbi rreth 14 miliardë dollarë për shkak të divorcit me bashkëshorten MacKenzie Bezos, e cila mori 25% të aksioneve të çiftit në “Amazon” si pjesë e një marrëveshje. Kjo i dha asaj rreth 38 miliardë dollarë.

Gates nga ana tjetër ka fituar 17 miliardë dollarë çdo vit, sipas Bloomberg. Ai zotëron afërsisht 1% të Microsoft, i cili po rritet në 40% këtë vit. Aksionet e Amazon janë rritur me 17% për këtë vit.

Ama të dy duhet të bëjnë kujdes nga miliarderi francez Bernard Arnault. Ai është personi i vetëm në listën e Forbes që vlen më shumë se 100 miliardë dollarë. Në korrik, drejtori i Përgjithshëm i prodhuesit të mallrave luksoze “LVMH” e kaloi për pak kohë Gates duke shkuar në vendin e dytë, por i ndërruan vendet sërish shumë shpejt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *