Vendosni fjalën kyçe....

Lojtari që ishte pas portave kapi topin, penalltia më e çuditshme deri më sot (VIDEO)


Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Holstein Kiel dhe Boshum në Bundesligën e dytë gjermane.

Në minutën e 36’, lojtari i Boshum, Ganvula, gjatë një aksioni nuk qëlloi dot në shenjë drejt portës. Por kur topi po dilte jashtë, e ndaloi një nga lojtarët e Holstein, që ndodhej pas portave duke kryer nxehjen. Kështu topi nuk doli kurrë jashtë.

I pasigurt në atë që kishte parë, arbitri u detyrua të shikojë VAR-in, dhe më pas vendosi të akordojë 11-metërsh, pasi Eberuin vërtet e kishte ndaluar topin të dilte jashtë vijave.

Ganvula përfitoi nga shansi që iu dha dhe u tregua i saktë duke shënuar një gol për skuadrën e tij. Megjithatë Boshum humbi. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit vendas.

Por videoja nga ky episod i pazakontë po bën xhiron e botës. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *