Man.City nuk zhgënjeu këtë javë në Premier League duke marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Aston Vilës.
Tre pikë të dobishme për garën në krye të tabelës pasi me këtë fitore “qytetarët” ngushtojnë diferencën ne -3 pikë me Liverpool i cili ditën e nesërme luan me Tottenham.
Ishte Raheem Sterling ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë të kësaj pjese. Më pas u erdhi radha Kevin De Bruyne dhe Gündogan që të gjejnë rrugën e rrjetës teksa shënuan golin e dytë dhe të tretë të këtij takimi.
Manchester City në minutat e fundit luajti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Fernandinhos.