Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO- Si mashtroi publikisht Albin Kurti pas takimit me Ramën


Pas takimit që zgjati rreth 5 orë, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, deklaroi se Kryeministri Rama është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori”-deklaroi Kurti në një deklaratë për mediat ditën e sotme e cila erdhi pas takimit të djeshëm mes tij dhe Ramës në Tiranë.

Kryeministri Rama jo vetëm që e mbështeti me veprime idenë për shkëmbimin e territoreve së bashku me Aleks Soros, Hashim Thaçn dhe Aleksandër Vuçiçin por mbante qëndrim hapur edhe në mediat ndërkombëtare. (Lexo këtu)

Në një intervistë për gazetën zvicerane, Neue Zuercher Zeitung nuk ka mohuar ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“Kjo është një gjë e natyrshme”-thotë Rama në intervistën për NZZ sepse sipas tij ripërcaktim të kufijve Kosova ka bërë edhe me Malin e Zi edhe Maqedoninë e Veriut.

7 muaj më vonë Kurti jep një version krejt të kundërt të Ramës për këtë çështje e cila shkaktoi një debat të madh në mediumin shqiptar nga të dyja anët e kufirit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *