Vendosni fjalën kyçe....

Sa fishekë mund të gjuajë një “Kallashnikov” modern para se të shkatërrohet (Video)


Një i apasionuar pas armëve në Rusi ka testuar sesa mund të durojë një automatik ‘Kallashnikov’ pa u prishur duke gjuajtur papushim.

Bëhet fjalë për modelin ‘AK-12’ ndërsa seria ‘Destroyers of Weapons’ tregon sesa mund të mbajë një armë e tillë.

Arma e futur në përdorim në vitin 2018 ka një numër të madh përmirësimesh duke nisur nga sistemi i saj i ri i funksionimit të gazit e të tjera përmirësime. Arma e re arrin të gjuajë 680 fishekë në 23 karikatorë para se të prishej.

Teksa gjuante fishekun e 500-të, arma u bë shumë e nxehtë saqë mori zjarr por megjithatë vijoi të gjuajë derisa mbërriti në sasinë e 680 fishekëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *