Për pak momente ka patur tensione në fshatin Bularat, ku po mbahet një meshë përkujtimore për vdekjen e minoritarit grek Konstandinos Katsifas.
Qytetarët grekë kanë ndaluar gazetarët shqiptarë të filmojnë dhe të trasmetojnë pamjet live. Ata kanë pranuar vetëm gazetarët dhe mediet greke ndërsa gazetarëve shqiptarë u janë drejtuar me fjalët: “Na thoni pse na keni vrarë djalin? Pse vini këtu?! Qërohuni nga këtu!”
Ndërsa një banor ndërsa fliste në greqisht tha: “Nuk keni të drejtë të na filmoni, ju jeni turq nuk jeni shqiptarë”.
Në fshatin Bularat sot kanë ardhur rreth 2000 persona. Policia ka ndaluar 13 shtetas grekë në kufirin e Kakavijës të cilët po hynin në territorin shqiptar për ceremonialin e 1 vjetorit të vdekjes së Katsifas.
Sipas policisë kufitare, dy prej të ndaluarve ishin shpallur non grata ndërsa pjesa tjetër nuk e kanë justifikuar dot hyrjen në Shqipëri. Sakaq janë ndaluar edhe banderolat.