Vendosni fjalën kyçe....

Thirrje të rënda në përvjetorin e vdekjes së Katsifas: Merrni armët, Vorio-Epiri është tokë greke


Në fillim pati tensione mes familjarëve të Konstandino Katsifas dhe gazetarëve, ndërsa tani nëna e të ndjerit bën thirrje për luftë.

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të Katsifas, nëna e tij bëri thirrje të rënda para varrit. Ajo kërkoi kryengritje të armatosur kundër shtetit të diktaturës siç e quan ajo.

“Djali im, trimi im, jemi grek, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çojuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë, këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët. Rroftë bashkimi.  Jam krenare për ty biri im”, thotë ajo. Ndërkohë që ajo fliste, të tjerët duartrokisnin.

Sot u ndaluan 18 persona në kufi të cilët kërkonin të hynin në territorin shqiptar, me rastin e një vjetorit të vdekjes së minoritarit Kostandinos Katsifa në Bularat.

Ky përvjetor solli brenda 24 orëve të fundit 1800 shtetas grekë në territorin shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *