Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri godet me shuplakë lojtarët në dhomën e zhveshjes: Edhe Alex Fergus-on e ka bërë (Video)


Trajneri i ekipit të të rinjve turq Kayseri Meysuspor, Halit Kurt, ka këmbëngulur se rrahja e lojtarëve është një praktikë normale në futboll, duke sqaruar se një qasje e tillë u jep atyre motivim shtesë për të fituar ndeshje.

Kurt u shfaq në një video duke goditur lojtarët e rinj të klubit në fytyrë, pasi videoja u postua në mediat sociale, duke shkaktuar një zhurmë publike në Turqi.

‘Unë do t’ju vras! Çfarë turpi!’ – dëgjohet duke bërtitur në video trajneri.

Trajneri me përvojë dëgjohet duke bërtitur lojtarëve në pamjet, duke i dhënë një shuplakë në fytyrë secilit prej tyre.

Incidenti raportohet se ndodhi në pushimin e një ndeshjeje gjatë sezonit 2016-2017, kur Kayseri Meysuspor po mundej gjatë një ndeshjeje.

Pasi videoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, Kurt komentoi sjelljen e tij, duke theksuar se kjo metodë e karikimit të lojtarëve ishte përdorur gjerësisht jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën.

‘Jo vetëm unë e përdor këtë metodë. Ajo u përdor gjerësisht nga gjeneratat e mëparshme. Të gjithë ne e dimë se Alex Ferguson goditi David Beckham. Fatih Terim gjithashtu thuhet se godet lojtarët herë pas here. Unë i dua lojtarët e mi. Kemi një marrëdhënie prind-fëmijë. Sa i përket videove që u ndanë, duhet të them që ngjarjet në një dhomë zhveshjeje nuk duhet të bëhen pronë e publikut, si me veprimet e një çifti të martuar në një dhomë gjumi,’ shtoi Kurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *