Eminem është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan për shkak të vargjeve të tij të dhunshme në lidhje me Ivanka Trump, vajzën e presidentit Donald Trump.
Marshall Mathers siç quhet në të vërtetë reperi amerikan, publikoi në 2017-ën një këngë të titulluar “Framed” ku përmenden vargjet: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?”
Ai më pas e quan atë një “bjonde e vogël budallaqe” dhe thotë se atë e hodhën në një pellg.
“Mirror” shkruan se agjentët e vizituan reperin dhe e intervistuan në janar të vitit 2018, por ndaj tij nuk u mor asnjë veprim tjetër.
Buzzfeed Nees mori të dhënat për rastin, ku thuhet se çështja u hap pasi një “qytetar i shqetësuar” raportoi tekstet.
Por ky qytetar doli të ishte në të vërtetë një reporter i “TMZ” i cili dëshironte që agjensia të komentonte këngën, pasi ky portal i kishte kritikuar tekstet më herët atë ditë.
“Dua të di nëse agjensia juaj po heton Eminemin për tekstet e tij kërcënuese në lidhje me vajzën e parë, Ivanka Trump” – thoshte reporteri.
Kjo nuk ishte hera e parë që Eminem përdori gjuhë kërcënuese kundër presidentit dhe familjes së tij.
Më herët në një intervistë Eminem thoshte se Trump “e bën gjakun tim të ziejë”. Për dy ditë agjentët analizuan vargjet me Eminem në shtëpinë e tij, por dy ditë më vonë çështja u mbyll.