Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me një viktimë në Durrës, policia ndalon 2 persona


Policia ka ndaluar 2 persona si të dyshuar për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës ku mbeti i vrarë një person.

Të ndaluar kanë mbetur një 54-vjeçar me iniciale F.T banues në Tiranë dhe shtetasi P.T banues në Krujë.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe  dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;

– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek  mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet,  mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *