Një betejë e dëshpëruar e një babai në Teksas për të mos lënë fëmijën e tij 7-vjeçar që t’i nënshtrohet një tranzicioni gjinor nga nëna tij bilogjike ka ka kapur vëmendjen e konservatorëve në mbarë SHBA-në, përfshirë guvernatorin e shtetit, i cili njoftoi një rishikim të çështjes nga zyrtarë të lartë.
Babai i binjakëve, Jeff Younger, bëri kërkesë në gjykatë në fillim të këtij muaji për kujdestarinë e binjakëve të tij, James dhe Jude, në një përpjekje për të parandaluar nënën e tyre, mjeken Anne Georgulas, që të nisë terapinë për ndryshimin e hormoneve të të miturit.
Sipas Georgulas,ei cila punon si pediatre, njëri nga binjakët, James, është transgjinor, identifikohet si vajzë, i pëlqen të veshë fustane dhe emri ‘Luna’.
I ati beson të kundërtën dhe po argumenton se James është një djalë i lumtur dhe një ‘tranzicion shoqëror’ ose ‘tranzicion mjekësor’ nuk do të ishte në interesin e tij më të mirë.
Nëna e James, e cila është e divorcuar nga Jeff Younger, fillimisht paraqiti një peticion i cili i kërkonte Younger të afirmonte identitetin e fëmijës duke përdorur emrin ‘Luna’, diçka e rekomanduar nga terapistët e James. Si kundërpërgjigje, Younger kërkoi kujdestarinë i vetëm. Por të hënën, një juri mori një vendim në favor të Georgulas.
Megjithëse një gjyqtar do të ketë fjalën e fundit mbi betejën e kujdestarisë, teksa guvernatori Greg Abbott, një republikan, u fut në polemikë ndërsa çështja filloi merrte vëmendje të madhe në mbarë vendin, duke thënë se shteti do të shqyrtojë çështjen.