Vendosni fjalën kyçe....

E kishte varur në mur si ikonë fetare, por zbulon se ishte piktura e rilindësit italian, e shet 24 milionë euro


Një vepër unike e mjeshtrit italian të Rilindjes së hershme, Cimabue, u shit në një ankand francez për 24 milionë euro. Ajo ishte e varur në një kuzhinë për vite me rradhë, pasi pronari nuk ishte në dijeni të thesarit që kishte në pronësi.

Shtëpia e ankandeve ‘Acteon’ priste që piktura ‘Christ Mocked’ (Jezu Krishti i Tallur) të shkonte midis 4 dhe 6 milionë euro, por çmimi përfundimtar u rrit për më shumë se katër herë. Emri i blerësit, i cili pagoi shumën më të lartë ndonjëherë për një pikturë mesjetare, nuk është zbuluar.

Cimabue, i cili jetoi në Firence në 1272 – 1302, besohet se ka luajtur një rol kryesor te piktorët italianë duke hequr dorë nga stili bizantin dhe duke i hapur rrugën stilit të Rilindjes përmes përshkrimeve të tij më të hollësishme dhe më realiste.

Çmimi i lartë i marrë nga piktura mund të shpjegohet edhe me faktin se puna e artistit, i njohur gjithashtu si Cenni di Pepo, doli në shitje për herë të parë prej dekadash.

Zbulimi i kryeveprës së hershme të Rilindjes u njoftua muajin e kaluar dhe u bë një sensacion në botën e artit. Ajo ishte në pronësi të një gruaje nga qyteti Compiegne në Francën veriore, e cila kujtonte se ajo ishte thjesht një ikonë e vjetër fetare.

Kur ajo e çoi pikturën në ankand, ata u habitënr kur zbuluan se ajo ishte në të vërtetë pjesë e një skene nga jeta e Jezu Krishtit, e cila u pikturua nga Cimabue.

Vërtetësia e tij u konfirmua përmes reflektimit infra të kuq. Dhe kur zgjyra u hoq, doli që piktura, e cila ishte bërë në dru, ishte në gjendje të shkëlqyeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *