Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata jep vendimin për 15 të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Kadastrën e Durrësit 


Gjykata e Durrësit ka dhënë masat për 18 personat e ndaluar për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit dhe në Kepin e Rodonit.

Gjykata nuk ndryshoi masën për drejtorin e Kadastrës Ardian Iliazaj duke e lënë në burg. Ndërkohë edhe për 8 persona të tjerë Gjykata ka dhënë masën me “Arrest me burg”.

Për zyrtarët e tjerë të përfshirë në këtë skemë Gjykata ka ndryshuar kërkesën nga Prokuroria duke i ndryshuar masën nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” ose detyrim paraqitje.

E plotë:

Te pranojë pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,të datës 25.10.2019 ora 15.39’,për verifikimin e kushteve për të arrestuarit e mëposhtëm.

1.Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardian Iljazaj, atësia – Luan, amësia – Manushaqe, i datëlindjes 19.08.1984, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2.Ndryshimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Adrian Kona, atësia – Ilia, amësia – Fluturime, i datëlindjes 23.04.1972, lindur dhe banues në Durrës, rajon i nr.4 ,  rruga “Aleksandër Goga”, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale  i dyshuar për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”(ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, 248 e 259 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg”  në atë të “arrestit në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

3.Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Bledar Zerba, atësia – Fatmir, amësia – Pashë, i datëlindjes 17.04.1982, banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4.Ndryshimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Rovin Zeqja, atësia – Selim, amësia – Suzana, i datëlindjes 06.05.1985, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

5.Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetases Malvina Deçka, atësia – Vasil, amësia – Valide, i datëlindjes 28.12.1985 , lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg”  në atë të “Detyrim për paraqitje para policisë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Me detyrimin që ajo të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

6.Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Renaldo Pastërma, atësia – Lorand, amësia – Valentina, i datëlindjes 25.04.1988, lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

7.Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Delis Kapxhiu, atësia – Enver, amësia – Ylvije, i datëlindjes 24.10.1983, lindur dhe banues në Shijak, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në Burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

8.Ndryshimin e  masës sigurimi ndaj shtetases Edlira Nova, atësia – Emin, amësia – Mrikë, e datëlindjes 26.02.1985, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, e dyshuar për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në Burg”  në atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore”,parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Me detyrimin që ajo të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

9.Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Mikel Zaho, atësia – Jorgji, amësia – Klementina, i datëlindjes 01.07.1978, me banim në rrugen Aleksander Goga, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës”(ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

10.Vazhdimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Sulejman Ibrahimi, atësia – Rushit, amësia – Metje, i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në fshati Lalëz, Durrës, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”(ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, 248 e 259 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

11.Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetasit Gjergj Bushaj, atësia – Engjell, amësia – Dile, i datëlindjes 20.01.1963, me banim në fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg”  në atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Me detyrimin që ai të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

12.Ndryshimin ei masës sigurimi ndaj shtetasit Enver Shima, atësia – Hamid, amësia – Zylha, i datëlindjes 05.05.1950, me banim në fshatin Kuraten, njësia administrative Ishëm, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal,nga atë të “Arrestit në burg”  në atë të “arrest në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

13.Ndryshimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Latif Mullahi, atësia – Xhemal, amësia – Hate, i datëlindjes 31.07.1951, me banim në rrugen “I. Buzhiqi”,  Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

15.Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetasit Luigj Bushaj, atësia – Frrok, amësia – Luçije, i datëlindjes 18.11.1984, me banim në fshatin Bizë, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/b -25  të Kodit Penal,nga   atë të “Arrestit në burg”  në atë në “arrest në burg me afat 45 ditë”parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

16.Vazhdimin si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj shtetasit Gjon Proja, atësia – Vlash , amësia – Lene, i datëlindjes 15.01.1960, me banim në fshatin Bizë, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 e 287/b -25  të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

17.Vazhdimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Albert Doda, atësia – Ramazan , amësia – Vera, i datëlindjes 05.12.1988, me banim në fshatin Draç, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe nëpërmjet vënies në përdorim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

18.Ndryshimin e masës sigurimi personal ndaj shtetasit Lekë Ndoj, atësia – Prend, amësia – Tane, i datëlindjes 29.03.1951,  lindur në Pukë dhe me banim në njësinë bashkiake nr.6, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”( ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 e 287/b -25  të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  në atë të “arrest në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *