Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Reforma ekonomike e ulje taksash, duhet ndalur hemorragjia e largimit të shqiptarëve


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qeverisja e keqe ka rrënuar ekonominë dhe po i detyron shqiptarët që të largohen masivisht nga vendi.

Ajo ishte e pranishme në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore ku theksoi se kombi shqiptar mbështetet te familja e fortë dhe vlerat atdhetare.

‘Biznesi i vogël dhe i mesëm, ku të punësuar janë anëtarët e së njëjtës familje, është nën presionin e taksave të larta, konkurrencës së pandershme, nga klientelistët pranë qeverisë dhe politikanëve, të cilët përkrahen hapur nga qeveria në kurriz të më të dobtëve. Kjo po sjell largimin e shtresës së mesme në emigracion dhe një gjendje të keqe ekonomike për familjet shqiptare. Familjet fermere dhe ato që merren me blegtori janë në kufijtë e mbijetesës. Edhe këtu është konkurrenca e pandershme e importuesve të mëdhenj, mungesa absolute e subvencioneve në bujqësi, që po sjell shkatërrimin e fermave, të cilat janë baza e familjes shqiptare në fshat.’ – tha ajo.

Kryemadhi shtoi më tej se qeverisja e keqe, që po rëndon e falimenton biznesin e vogël e të mesëm dhe fermerët po i jep një goditje të rëndë vendit.

Ndërsa theksoi se hemorragjia e largimit nga vendi duhet ndalur nëpërmjet reformave ekonomike, uljes së taksave dhe çlirimit të ekonomisë nga koncesionet e PPP-të.

‘Pandjeshmëria, nëpërkëmbja dhe dërgimi drejt falimentit të biznesit të vogël dhe të mesëm, shkatërrimi i fermerëve dhe blegtorëve është një goditje në kolonë vertebrale të Kombit tonë. Për mua si nënë në radhë të parë, por edhe si lidere e një force politike, që pjesa me e madhe përfaqësohet nga të rinj dhe të reja. Ne të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithçka që të ndalim hemorragjinë kombëtare të shpopullimit, të ndezim dritën e shpresës për rininë, të zhvillojmë ekonominë dhe të hapim tregun për të gjithë. Kjo do të arrihet përmes reformave të thella ekonomike, uljes së taksave dhe çlirimit të ekonomisë nga PPP që i kanë zënë frymën të ardhmes. Këto reforma do të jetë garancia për familjet shqiptare, për punësimin e tyre, për një të ardhme të sigurt dhe të lumtur në atdheun tonë.’ – theksoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *