Vendosni fjalën kyçe....

Kush ishte Abu Bakr al-Bagdadi? Çfarë duhet të dini për liderin famëkeq të ISIS-it


Udhëheqësi i Shtetit Islamik dhe njeriu më i kërkuar në botë, Abu Bakr al-Bagdadi, është vrarë në një operacion ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë. Po kush ishte terroristi famëkeq? Çfarë duhet të dini.

Abu Bakr al-Bagdadi ishte emri i luftës i kreut famëkeq të grupit terrorist barbar, i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS, dikur ISIL). Pasuesit e grupit e quajtën atë Kalif Ibrahim dhe ai kishte një varg emrash të tjerë duke përfshirë Shejh Baghdadi dhe Al-Shabah, që do të thotë “fantazmë”.

Misteri rrethon shumë aspekte të jetës së irakenit, por ai besohej se ishte 48-vjeçar dhe vinte nga afër qytetit të Samarra, 125 kilometra në veri të Bagdadit dhe ishte pjesë e fisit al-Bu Badri.

Kjo lidhje fisnore i lejoi Bagdadit të pretendonte se ai ishte një pasardhës i fisit të Profetit Muhamed, një kualifikim i domosdoshëm për tu bërë halif (udhëheqësi historik i të gjithë muslimanëve).

Pushtimi amerikan në Irak bëri që Bagdadi dhe bashkëpunëtorët e tij të krijonin Jaysh Ahl al-Sunnah wa-l-Xhemah (Ushtria e Grupit të Popullit Suni) i cili vepronte rreth Samarrës, Diyala dhe Bagdadit dhe më vonë shpalli besnikërinë ndaj Al Kaedës.

Ai u kap nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe u arrestua nga shkurti deri në dhjetor 2004, por u la i lirë pasi nuk u konsiderua si një kërcënim i nivelit të lartë.

Grupi ndryshoi emrin e tij në Shtetin Islamik të Irakut (ISI) në 2006 dhe Bagadi u emërua mbikëqyrësi i përgjithshëm i komiteteve të sheriatit për provincat e ‘shtetit’.

Pas vdekjes së liderit të ISI, Abu Umar al-Bagdadi në Prill 2010, ai u bë kreu i organizatës dhe mori përsipër një sulm vetëvrasës dhe sulme të tjera që synonin shiitët dhe muslimanët e moderuar suni, që la mijëra të vdekur ndërmjet viteve 2010-2013.

Bagdadi e shkëputi grupin nga Al Kaeda dhe shpalli grupin e tij, më agresiv xhihadist. Në vitin 2014, i ashtuquajturi Shteti Islamik rrëmbeu pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë dhe Bagdadi u shfaq në një video famëkeqe në xhaminë al-Nuri në Mosul, Irak, ku ai njoftoi një ‘kalifat’ në rajonet që ata kontrollonin.

Gjatë kulmt të sundimit të tij, grupi zbatoi ligjin islam sipas versionit të Bagdadit ndaj miliona njerëzve që banonin në zonat e kontrolluara nga ISIS. Ai është fajësuar për ekzekutime në masë dhe është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës.

Thashethemet për abdikimin e Bagdadit nga pushteti kanë qarkulluar prej kohësh. Pasi deklaroi krijimin e ‘Kalifatit’ në vitin 2014, ai u zhduk me vite të tëra, duke nxitur spekulime se ishte vrarë.

Ai mbeti i padukshëm pasi i ashtuquajturi kalifat u ngrit në një zonë me afërsisht madhësinë e Britanisë dhe mbeti në hije pasi grupi terrorist u luftua përsëri nga një përpjekje shumëkombëshe e udhëhequr nga Siria, Rusia dhe Irani, si dhe një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

Pastaj, pas pesë vjetësh në hije, ai papritmas u ritregua në prill të këtij viti, kur u publikuan pamjet e tij duke diskutuar xhihadin me grupet e tij. Video tregon Bagdadin duke pretenduar se sulmi me bomba për Pashkët në Sri Lanka ishin ‘hakmarrje’ për betejat e humbura në Siri.

Rishfaqja e tij u interpretua kryesisht si një rishikim i udhëheqjes së tij të grupit.

Kohët e fundit në shtator, grupi lëshoi ​​një mesazh audio që thuhej se ishte nga Bagdadi i cili vlerësoi operacionet e bashkëpunëtorëve të ISIT në rajone të tjera.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *