Mark Markez nuk di të ndalet. Spanjolli tashmë kampion bote në Moto GP, triumfoi edhe në pistën e Australisë ditën e sotme.
Ai arriti të fitojë vetëm në xhiron e fundit, teksa parakaloi Vinjalesin, dhe në duelin mes tyre, ishte piloti i Jamahas u rrëzua dhe e mbylli aty garën.
Rrëzimin e Vinjalesit e shfrytëzoi Kal Kratçlou, i cili e mbylli i dyti, ndërkohë podiumin e plotësoi Xhek Miller.