Presidenti Meta ka komentuar vdekjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi duke postuar një video të presidentit amerikan Trump kur dha lajmin për vrasjen e tij.
Meta shkruan se vdekja e tij është një lajm shumë i mirë për njerëzimin.
Ndërsa shton se është krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit.
‘Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!’ – shkruan Meta.