Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rural Elbasan-Shushicë ku një motorçikletë është përplasur me një makinë.
Nga përplasja drejtuesi i motorçkletës D.P 21- vjeç dhe drejtuesi i makinës Xh.C janë lënuduar dhe dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
“Në rrugën rurale Elbasan- Shushicë, në fshatin Byshek, drejtuesi D.P., 21 vjeç, banues në fshatin Shushicë , duke drejtuar motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i motoçikletës, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.