Vendosni fjalën kyçe....

Pas futbollit, njeriu më i shpejtë kërkon të provojë fatin në një tjetër sport (Video)


Njeriu më i shpejtë në histori, Usain Bolt, pasi provoi të bënte karrierë në futboll kërkon të provojë veten e tij në një tjetër sport. Kësaj here ne NFL.

Bolt provoi të bënte karrierë në futboll duke u stërvitur me Manchester United e Dortmund por nuk arriti t’i bindë trajnerët e ekipeve respektive.

Megjithatë ai mbetet ende një atlet i shpejtë dhe imponues fizikisht kështu që kërkon të provojë karrierën në NFL (Futbolli amerikan). Ai është shprehur se nëse ndonjë ekip do e kërkojë, do e marrë parasysh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *