Një 55 vjeçari nga Fieri wshtw arrestuar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia lokale bën me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale G.M., pas informacioneve të marra në rrugë operative se shpërndante drogë me automjetin e tij tip “Golf”.
Njoftimi:
Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.
Sekuestrohen 5 doza Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.M, 55 vjeç, banues në Levan, Fier.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vendin e quajtur “QTU”, Fier, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brenda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.