Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka të dhëna të besueshme se al-Baghdadi ka vdekur” – Rusia vë në dyshim operacionin amerikan


Nuk ka të dhëna të besueshme për të vërtetuar një sulm të suksesshëm amerikan të ndodhur ndaj udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Koalicioni amerikan nuk ka realizuar asnjë sulm ajror në Idlib kohët e fundit, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Më herët, presidenti amerikan Trump, mbajti një fjalim nga Shtëpia e Bardhë duke informuar botën se al-Bagdadi ishte eliminuar në veri-perëndim të Sirisë në një ‘sulm të guximshëm gjatë natës’ me përfshirjen e forcave speciale amerikane, aeroplanë, helikopterë dhe dronë.

Udhëheqësi i Shtetit Islamik e takoi fundin e tij ‘duke qarë dhe duke bërtitur’ përballë fuqisë së amerikanëve, tha ai.

Por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë këmbënguli se ‘kishte pyetje dhe dyshime të ligjshme për operacionin e SHBA-së dhe veçanërisht për suksesin e tij’.

Moska vuri në dukje se nuk regjistroi sulme ajrore të koalicionit amerikan në zonën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë të shtunën kur u bë sulmi.

Ajo gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Trump se forcat ruse hapën hapësirën ajrore nën kontrollin e saj në Siri për aeroplanët amerikanë për të lehtësuar operacionin kundër kreut të ISIS.

Ministria vuri në pikëpyetje mundësinë e pranisë së al-Bagdadi në Idlib pasi zonën e kontrollon një nga degët e Al-Kaedës, Jabhat al-Nusra, e cila gjithmonë ka qenë armike e pakompromis e Shtetit Islamik.

Moska vuri në dukje se Shteti Islamik u mund në Siri në fillim të vitit 2018 në një përpjekje të përbashkët të qeverisë së Damaskut dhe forcave ruse.

Ministri Francez i Mbrojtjes, Florence Parly, gjithashtu vuri në dyshim rëndësinë e arritjes së pretenduar të SHBA-së, duke theksuar se sulmi shënoi vetëm ‘një pension të parakohshëm për një terrorist, por jo për organizatën e tij.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *