Vendosni fjalën kyçe....

Verstappen dominion provat zyrtare në Meksikë por nuk do niset i pari


Max Verstappen dominoi në provat zyrtare të Meksikës duke lënë pas dy pilotët e Ferrarit.

Por piloti holandez u penalizua nga komisarët e garës me 3 pozicione pasi gjatë sesionit të tretë të këtyre provave pasi nuk e uli shpejtësinë e makinës së tij nën regjimin e flamurit të verdhë, gjë që e pranoi edhe vetë piloti në konferencën për shtyp, kështu që holandezi do të niset nga vendi i katërt.

Për Leclerc ai i Cmimit të madh të Meksikës është pole positioni i 7 në Meksikë, ndërsa për Ferrarin është i 228 në histori
Kështu vija e parë pushtohet e gjitha nga Ferrari me Leclerc që do të niset nga vendi i parë dhe Sebastian Vettel nga i dyti.

Piloti i mercedes, Leëis Hamilton që mund të sigurojë matematikisht titullin e 6 botërorë për pilotë do të niset i treti pikërisht përpara Verstappen. Nuk i shkuan aspak mirë gjërat pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottasn i cili u bë protagonist i një aksidenti gjatë këtyre provave, megjithatë finlandezi arriti të shënojë kohën e 6 më të mirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *