Vendosni fjalën kyçe....

“Vetëvritet lideri i ISIS gjatë mësymjeve të SHBA-së në Siri”


Foto nga Reuters: Një burrë i supozuar të jetë udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi

Udhëheqësi famëkeq i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi u vra në një operacion ushtarak amerikan në veriperëndim të Sirisë, sipas raportimeve. Supozohet se ai vrau veten duke shpërthyer jelekun me eksploziv gjatë operacionit ushtarak.

Thuhet se gjatë misionit të SHBA-së – duke përfshirë helikopterë, aeroplanë bombardues dhe dronë – trupat amerikane shkëmbyen zjarr me terroristët. Në një pikë të caktuar, al-Bagdadi shpërtheu jelekun, raportojnë ABC dhe Defense One. Më vonë të Shtunën, media shtetërore irakiane njoftoi se do të transmetojë pamjet e operacionit.

Ndërkohë, një komandant i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, Mazloum Abdi, ka postuar në Twitter në lidhje me “operacionin e suksesshëm, historik, si rezultat i punës së përbashkët të inteligjencës me SHBA-në”.

Pentagoni ende nuk ka konfirmuar lajmet, por Presidenti i SHBA Donald Trump pritet të bëjë një njoftim të madh të dielën në mëngjes. Të shtunën në mbrëmje, Trump njoftoi nëpërmjet Twitter se “diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur!” – duke nxitur spekulimet se al-Bagdadi në të vërtetë ishte vrarë.

Udhëheqësi i Shtetit Islamik ka qenë i fshehur për disa vjet. Pamjet e shpërndara nga grupi terrorist në Prill të vitit 2019  tregonin atë  të ulur në tokë me një automatik kallashnikov pranë tij. Para kësaj, al-Bagdadi është parë për herë të fundit në një video nga korriku 2014, kur foli në Xhaminë e Madhe në Mosul.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *