Argjentinasit kanë votuar sot për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit teksa vendi amerikano-jugor po kalon probleme të mëdha ekonomike.
Votimi filloi në orën 8.00 të mëngjesit me orën lokale dhe do përfundojë në orën 18.00 pasdite.
Sipas sondazheve të fundit, kandidati i opozitës Alberto Fernandez qëndron më lart krahasuar me presidentin Mauricio Macri, i cili ka qenë në detyrë që nga dhjetori i vitit 2015 dhe është etiketuar si miqësor ndaj biznesit.
Në votimin parësor të gushtit, i parë si një kandidim i parë për zgjedhjet e përgjithshme, politikani i karrierës, Fernandez mundi Macri-n me 16 pikë, një befasi për shumë argjentinas.
Sipas shifrave zyrtare, ekonomia e vendit është përkeqësuar për shkak të rritjes së papunësisë dhe niveli i inflacionit dhe varfërisë ka arritur kulmin në vitet e fundit.
Në Argjentinë, një kandidat mund të fitojë zgjedhjet në një raund të vetëm me 45% të votave, ose 40% të votave me 10 pikë përqindje më shumëm se kandidati tjetër. Nëse nuk ka fitues të raundit të parë, atëherë kandidatët do të shkojnë në balotazhin e raundit të dytë të caktuar për 24 nëntor.
Rreth 34 milion votues të regjistruar kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje.