Vendosni fjalën kyçe....

Afera seksuale me anëtarët e stafit, dorëhiqet kongresmenia demokrate


Kongresmenia demokrate, Katie Hill, ka dhënë dorëheqjen, pasi u shfaqën prova të qarta se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me shumë anëtarë të stafit, por makina propagandistike po punon jashtë orarit për ta portretizuar atë si një viktimë të pafajshme të ‘pornografisë hakmarrëse’.

Hill njoftoi dorëheqjen e saj të dielën, vetëm katër ditë pasi Komiteti i Etikës së Kongresit filloi një hetim nëse ajo kishte një marrëdhënie seksuale me drejtorin e saj legjislativ, Graham Kelly.

Kongresmenia, që njihet si biseksuale e hapur ka pranuar një marrëdhënie me anëtare femër të stafit, por ky raport kishte nisur para se ajo të zgjidhej dhe është teknikisht e ligjshme. Dhe sipas mediave pranë demokratëve thonë se Hill nuk ka bërë asgjë të keqe.

Pas një koleksioni paqësore, ku përfshihet edhe një foto nudo e Hill dhe pasi ato u shfaqën në mediat konservatore, media kryesore amerikane u tubuan për mbrojtjen e Hill.

Edhe pas dorëheqjes së saj, ata kanë vazhduar të vijojnë mbrojtjen me tituj si ‘Kongremenia Katie Hill do të japë dorëheqjen pas botimit të detajeve mbi jetën e saj seksuale’ ose ‘Pas dorëheqjes, Katie Hill zotohet të luftojë pornografinë hakmarrëse, të cilën kritikët e fajësojnë për rrëzimin e saj’.

Por Hill nuk është saktësisht i pafajshme. Kongresmenia u zgjodh në vitin 2018, më pak se një vit pasi u miratua një rregull në Kongres që ndalon kongresmenët që të lenë marrëdhënie seksuale me stafin e tyre.

Hill mban një vend të veçantë në histori si gruaja e parë që hetohet nga Komiteti i Etikës për një marrëdhënie të papërshtatshme me një vartës.

Ajo ka qenë nënkryetare e Komisionit të Kongresit për Mbikëqyrje dhe Reformë, duke bërë veprimet e saj edhe më shumë hipokrite.

Hill pritet të tërhiqet javën e ardhshme dhe ka premtuar të ‘ndjekë të gjitha opsionet ligjore në dispozicion’ kundër burimit të fotove, duke e quajtur botimin e tyre ‘një pushtim të tmerrshëm të intimitetit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *